Spitali Davos

Spital Davos, Promenade 4, 7270 Davos-Platz. Dritarja për bebe në Davos është një projekt i përbashkët i spitalit në Davos dhe i Ndihmës Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (SHMK).

Si të veproj?

Nëna vjen me foshnjën në spitalin e Davosit (skenë e aktruar).
Ajo shikon djathtas dritaren për bebe pranë hyrjes kryesore.
Shkon me nxitim drejt dritares për bebe pa u identifikuar.
Hap me kujdes dritaren dhe e vendos foshnjën brenda saj.
Kjo nënë dëshiron që t'i vendosë dhe një emër foshnjës: "Mia"! Ajo vendos një letër me fjalë dashurie për foshnjën e saj.
Në dritaren për bebe ka gjithashtu një letër për nënën. Ajo e merr letrën.
Nëna mbyll dritaren për bebe. Edhe një shikim i fundit, a është gjithçka në rregull? Shpreson se gjithçka do të shkojë mirë!
Mund të vihet re: Foshnja është shumë mirë. Shtrati është i ngrohtë 37°C.  Së shpejti do të vijë ndihma.
Pas tre minutash në pavijonin e lindjeve bie një alarm.
Vjen një infermiere dhe merr foshnjën Mia me vete.
Ajo flet me foshnjën.
Ajo e çon Mian për vizitë në dhomën e foshnjave që ushqehen me qumësht.
Këtu foshnja merr të gjithë kujdesin e nevojshëm. Pas disa ditësh i vjen radha prindërve kujdestarë. Por nëna e saj mund ta rimarrë foshnjën deri pas një viti.
 
 

Anonimiteti është i garantuar. Nuk ka asnjë regjistrim me video. Edhe fotot e foshnjës nuk bëhen publike. Letra e nënës për foshnjën e saj ruhet e mbyllur me kyç.

Për çfarë duhet të mendoj?

Kur ju e vendosni foshnjën në dritaren për bebe, ajo bie në duar të sigurta. Kur fëmija rritet, ai ka dëshirë të mësojë diçka rreth nënës dhe babait të tij. Prandaj, shkruajini atij një letër krejtësisht personale. Përshkruajini rrethanat përse e keni lënë në dritaren për bebe. Gjatë përshkrimit tregoni gjithashtu shenja dashurie për të. Lëreni letrën pranë fëmijës në dritaren për bebe. Mos harroni: Sot ju mund të merrni ndihmën dhe këshillimin e nevojshëm në një bisedë private te Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind) në numrin e telefonit pa pagesë 0800 811 100, me qëllim që të shpëtohet jeta e një fëmije. Njoftoni dhe do të merrni ndihmën e duhur, në mënyrë të fshehtë dhe anonime. Duhet të tregoni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa ndihmën mjekësore mbart shumë rreziqe. Merrni këshilla nga një mjeke ose mjek profesionist. Nëse ju nevojitet një mjeke ose një mjek i pavarur dhe pa pagesë, njoftoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty do të merrni ndihmën e nevojshme. 

Ku mund ta gjej sërish foshnjën time?

Në ditët e para pas marrjes, foshnja qëndron në spitalin e Davosit dhe aty kujdesi që tregohet për të është i jashtëzakonshëm. Që nga ky moment, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) për fëmijën. Ai ia beson kujdesin prindërve kujdestarë të dashur dhe me përvojë, dhe fillon kërkimin për prindër të përshtatshëm për birësim. Menjëherë sapo gjenden prindërit birësues, foshnja kalon në familjen birësuese. Ju mund ta kërkoni sërish fëmijën tuaj deri në një vit pas braktisjes së tij. Por edhe pas kësaj kohe, Zyra e Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde e di gjithmonë se ku ndodhet fëmija deri në kohën që ai mbush moshën madhore.

Ju mund t'i drejtoheni Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Prättigau-Davos, Tel. 081 257 63 10.