Spitali Olten

Spitali Olten, Baslerstrasse 130, 4600 Olten. Dritarja për bebe në Olten është një projekt i përbashkët i spitalit në Olten dhe i Ndihmës Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (SHMK).

Si të veproj?

Nëna arrin në Spitalin e Olten (Imazhe të inskenuara). Dritarja për vendosjen e foshnjes gjendet në mes të hyrjes kryesore të spitalit dhe garazhave të parkimit.
Ajo hap dritaren me kujdes.
Ajo e vë fëmijën në shtratin që qëndron i përgatitur.
Ajo përshëndetet me fëmijën.
Kjo nënë dëshiron t’i jap foshnjës një emër: «Anna»! Ajo sjell me vete një letër me fjalë të ëmbla dashurie për foshnjen e saj. Gjithashtu, në dritaren e paraparë për dorëzimin e foshnjes, gjendet një letër për nënën. Ajo e merr atë me vete.
Ajo mbyll dritaren e foshnjes. Hedh një vështrim të fundit, a është çdo gjë është në rregull? Me shpresë çdo gjë do të shkojë mirë!
Nëna largohet nga zona e spitalit.
Pas tre minutave, në repartin e lindjeve aktivizohet alarmi përkatës. Një infermiere vie dhe e merr në duar foshnjen e quajtur Anna.
Ajo i flet foshnjes.
Ajo e dërgon Anën për kontroll në dhomën përkatëse të foshnjeve.
Këtu foshnja është nën përkujdesje. Pas disa ditëve, foshnja do të shkojë te prindërit kujdestar. Nënaende mund ta rimarrë atë deri sa të bëhen një vjet nga dorëzimi i saj.
 

Anonimiteti është i garantuar. Nuk ka asnjë regjistrim me video. Edhe fotot e foshnjës nuk bëhen publike. Letra e nënës për foshnjën e saj ruhet e mbyllur me kyç.

Për çfarë duhet të mendoj?

Kur ju e vendosni foshnjën në dritaren për bebe, ajo bie në duar të sigurta. Kur fëmija rritet, ai ka dëshirë të mësojë diçka rreth nënës dhe babait të tij. Prandaj, shkruajini atij një letër krejtësisht personale. Përshkruajini rrethanat përse e keni lënë në dritaren për bebe. Gjatë përshkrimit tregoni gjithashtu shenja dashurie për të. Lëreni letrën pranë fëmijës në dritaren për bebe. Mos harroni: Sot ju mund të merrni ndihmën dhe këshillimin e nevojshëm në një bisedë private te Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind) në numrin e telefonit pa pagesë 0800 811 100, me qëllim që të shpëtohet jeta e një fëmije. Njoftoni dhe do të merrni ndihmën e duhur, në mënyrë të fshehtë dhe anonime. Duhet të tregoni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa ndihmën mjekësore mbart shumë rreziqe. Merrni këshilla nga një mjeke ose mjek profesionist. Nëse ju nevojitet një mjeke ose një mjek i pavarur dhe pa pagesë, njoftoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty do të merrni ndihmën e nevojshme. 

Ku mund ta gjej sërish foshnjën time?

Në ditët e para pas marrjes, foshnja qëndron në Kantonsspital Olten dhe aty kujdesi që tregohet për të është i jashtëzakonshëm. Që nga ky moment, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Olten-Gösgen merr përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Ai ia beson kujdesin prindërve kujdestarë të dashur dhe me përvojë, dhe fillon kërkimin për prindër të përshtatshëm për birësim. Menjëherë sapo gjenden prindërit birësues, foshnja kalon në familjen birësuese.

Ju mund ta kërkoni sërish fëmijën tuaj deri në një vit pas braktisjes së tij. Por edhe pas kësaj kohe, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde e di gjithmonë se ku ndodhet fëmija deri në kohën që ai mbush moshën madhore.

Ju mund t'i drejtoheni Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Olten-Gösgen, Tel. 062 311 86 77.

Statistika mbi foshnjat e braktisura

Në dritaren për bebe në Olten janë braktisur foshnjat e mëposhtme:

1.Vajzë03.08.2014Ora 23.30 3.600 g53 cm
2.Djalë28.11.2014Ora 14.003.450 g 53 cm
3.Djalë20.02.2017Ora 20.503.260 g48.5 cm
4.Djalë24.08.2017Ora 14.201.940 g43 cm