Spitali Rajonal San Giovanni Bellinzona

Spitali Rajonal Bellinzona e Valli (ORBV), vend San Giovanni, Via Ospedale, 6500 Bellinzona. Dritarja për bebe në Bellinzona është një projekt i përbashkët i spitalit të Bellinzona-it dhe i Ndihmës Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (SHMK).

Si të veproj?

Nëna vjen bashkë me bebin në spitalin rajonal Bellizona nga parkingu direkt për tek dritarja e bebit (skenë e sajuar).
Ajo hap dritaren dhe ndahet nga fëmija i saj.
Më pas ajo e vendos atë me kujdes në shtratin e vendosur në dispozicion. Kjo nënë dëshiron ti vendosë një emër bebit: «Florian»! Përveç të tjerave ajo vendos një letër pranë bebit.
Nëna mbyll dritaren. Një shikim të fundit, çdo gjë në rregull?
Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë!
Nëna largohet nga zona me një letër drejtuar nënës, e cila ishte lënë për të në krevat.
Pas tre minutash aktivizohet alarmi në departamentin e lindjeve. Një infermiere merr në dorëzim bebin dhe e dërgon tek infermierja e fëmijëve.
 
 

Anonimiteti është i garantuar. Nuk ka asnjë regjistrim me video. Edhe fotot e foshnjës nuk bëhen publike. Letra e nënës për foshnjën e saj ruhet e mbyllur me kyç.

Për çfarë duhet të mendoj?

Kur ju e vendosni foshnjën në dritaren për bebe, ajo bie në duar të sigurta. Kur fëmija rritet ka dëshirë të mësojë diçka rreth nënës dhe babait të vet. Prandaj, shkruajini atij një letër krejtësisht personale. Përshkruajini rrethanat përse e latë në dritaren për bebe. Gjithashtu, gjatë përshkrimit tregoni shenja dashurie për të. Lëreni letrën pranë fëmijës në dritaren për bebe.

Mos harroni: Sot ju mund të merrni ndihmën dhe këshillimin e nevojshëm në një bisedë private te Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind), me numër telefoni pa pagesë 0800 811 100, me qëllim që të shpëtohet jeta e një fëmije. Njoftoni dhe do të merrni ndihmën e duhur, në mënyrë të fshehtë dhe anonime.

Duhet të tregoni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa ndihmën mjekësore mbart shumë rreziqe. Merrni këshilla nga një mjeke ose mjek profesionist. Nëse ju nevojitet një mjeke ose një mjek i pavarur dhe pa pagesë, njoftoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty do të merrni ndihmën e nevojshme.

Ku mund ta gjej sërish foshnjën time?

Në ditët e para pas marrjes, foshnja qëndron në spitalin e Bellinzona-it, në të cilin kujdesi i treguar për të është i jashtëzakonshëm. Që nga ky moment, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) merr përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Ai ia beson kujdesin prindërve kujdestarë të dashur dhe me përvojë dhe fillon kërkimin për prindër të përshtatshëm për birësim. Menjëherë sapo gjenden prindërit birësues, foshnja kalon në familjen birësuese.

Ju mund ta kërkoni sërish fëmijën tuaj deri në një vit pas braktisjes së tij. Por edhe pas kësaj kohe, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde e di gjithmonë se ku ndodhet fëmija deri në kohën që ai mbush moshën madhore.

Ju mund t'i drejtoheni Autorità regionale di protezione no. 15 (ARP 15), Piazza Grande 1, 6512 Giubiasco, Tel: +41 91 850 99 65, mail: arp15(at)giubiasco.ch

Vendndodhja