33 arsye për një foshnjë

  1. Sepse asnjë fjalë tjetër nuk tingëllon kaq e dashur, sa fjala "mama"
  2. Sepse fëmijët thonë me mijëra herë: "Të dua shumë"
  3. Sepse duhet të jem krenare që jam nënë
  4. Sepse koha e kaluar me një fëmijë është më argëtuese, sesa ajo e kaluar në një disko
  5. Sepse askush nuk mund të më detyrojë që të them "Jo" për një fëmijë
  6. Sepse një fëmijë ndihmon që të zgjidhen shumë probleme
  7. Sepse një "Jo" për fëmijën shkakton vetëm probleme
  8. Sepse një fëmijë rrit vlerësimin për veten
  9. Sepse e di që nuk do të jem asnjëherë vetëm, edhe kur të plakem
  10. Sepse unë marr ndihmë për fëmijën
  11. Sepse një fëmijë do të thotë e ardhme
  12. Sepse bota sot ka nevojë urgjente për talente të reja
  13. Sepse fëmija ka nevojë për mua
  14. Sepse një foshnjë është prova më e bukur e dashurisë
  15. Sepse Zoti dëshiron që fëmijët të jetojnë
  16. Sepse është diçka e bukur që të kërkosh për një emër
  17. Sepse fëmijët sjellin fat
  18. Sepse është diçka shumë e bukur të vështrosh në sytë e fëmijëve
  19. Sepse të qeshurat e foshnjës tingëllojnë më bukur se melodia më e bukur
  20. Sepse një foshnjë është një qenie njerëzore krejtësisht e pafajshme dhe e dëlirë
  21. Sepse me fëmijët mbetesh i ri për një kohë më të gjatë
  22. Sepse gratë shtatzëna zbukurohen çdo ditë – ato rrezatojnë dashuri së brendshmi
  23. Sepse më në fund mund të (ri)lexosh sërish përralla
  24. Sepse të qeshurat e një fëmije nxisin prodhimin e hormonit të lumturisë te nëna
  25. Sepse kjo Tokë ka nevojë për më shumë dashuri
  26. Sepse foshnjat kanë aromë shumë të mirë
  27. Sepse një fëmijë bën disa pyetje për të cilat duhet të mendohesh edhe vetë
  28. Sepse asgjë në botë nuk është aq e butë, sa lëkura e një foshnje
  29. Sepse mund të ndërtosh sërish kështjella me rërë në breg të detit
  30. Sepse të kesh fëmijë është mijëra herë më bukur sesa të mbash qen, mace ose breshka
  31. Sepse fëmijët mund të vishen në mënyrë shumë të këndshme
  32. Sepse ajo do të jetë foshnja më e bukur në botë
  33. Sepse Zoti në Bibël ka thënë: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni!"