Letër për nënën

E dashur nënë

Ju keni lindur një foshnje. Me këtë rast ju urojmë përzemërsisht! Sigurisht se vështirësitë e mëdha ju kanë shtyrë deri te vendimi për të dorëzuar foshnjën tuaj në dritaren për foshnje (BabyFenster) në Bellinzona. Ne kemi mirëkuptim për këtë vendim të vështirë të cilin keni marrë dhe mund t‘ju sigurojmë se me dorëzimin e foshnjës ju nuk keni kryer vepër penale.
Ju keni të drejtë të rimerrni foshnjen tuaj deri atëherë kur birësimi ende nuk është kryer. Dhe kjo ndodh jo më herët se një vit pas dorëzimit tuaj të foshnjës. Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (Die Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind [SHMK]) ju ofron në dispozicion ndihmën e nevojshme financiare dhe sociale në mënyrë që ju të keni një të ardhme të mirë me fëmijën tuaj. Mos hezitoni të këshilloheni, edhe në mënyrë anonime në qoftë se dëshironi. Ne jemi gjithmonë këtu për t‘ju përkrahur! Paraqituni dhe çdo gjë do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
Fëmija juaj me siguri do të gëzohej shumë, nëse në një letër të vogël i shkruani atij një emër dhe disa të dhëna për origjinën e tij dhe e vendosni atë pranë tij  Një letër të tillë ju mund të na dërgoni gjithashtu edhe më vonë. Letra do të ruhet dhe do t‘i dorëzohet fëmijës më së voni në momentin kur të ketë mbushur moshën madhore.
Kujdesuni gjithashtu edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa mbikqyrjen mjekësore bart rreziqe. Kërkoni këshilla nga një mjeke apo mjek specialist. Nëse keni nevojë për një mjek/e specialist të besueshëm dhe pa pagesë, atëherë kontaktoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty mund të gjeni ndihmë.


Shumë forcë dhe kurajo ju dëshirojnë

Spitali Rajonal Bellinzona e Valli, San Giovanni, Via Ospedale, 6500 Bellinzona,
pediatri / neonatologjisë: 091 811 92 92

Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën: Tel. 0800 811 100 (gratis),
helpline@shmk.ch