Letër për nënën

 E dashur nënë

Ju keni sjellë në jetë një foshnjë. Ne ju përgëzojmë me gjithë zemër për këtë veprim! Ndoshta vështirësitë e mëdha ju kanë shtyrë që ta lini foshnjën tuaj në dritaren për bebe në Einsiedeln. Ne e kuptojmë vendimin e vështirë që ju është dashur të merrni, dhe na lejoni t’ju konfirmojmë se nuk do të ndiqeni penalisht për dorëzimin e fëmijës.

Ju keni të drejtën që ta kërkoni sërish fëmijën tuaj deri në momentin e realizimit të një birësimi të mundshëm. Ky kryhet vetëm pasi ka kaluar një vit pas dorëzimit të fëmijës. Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (SHMK), me nr. telefoni 0800 811 100 (pa pagesë) dhe adresë emaili helpline@shmk.ch, do të vërë në dispozicionin tuaj krejtësisht falas ndihmën e nevojshme financiare dhe sociale, me qëllim që t’i mundësoni fëmijës suaj një të ardhme të mirë. Nëse dëshironi, ne mund t’ju këshillojmë, edhe në mënyrë anonime. Ne do t‘ju gjendemi gjithmonë pranë për t’ju ndihmuar! Na njoftoni dhe mesazhi juaj do të trajtohet në fshehtësi të plotë.

Me siguri fëmija do të gëzohej nëse i vendosni atij një emër në një letër dhe nëse i jepni ndonjë informacion për origjinën e tij. Një letër të tillë mund të na e dërgoni neve në çdo kohë edhe më vonë. Ajo do të ruhet në Zyra e Kujdestarisë (KESB) dhe do t’i jepet fëmijës në momentin që ka mbushur moshën madhore. Duhet të tregoni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa mbikëqyrjen mjekësore mbart shumë rreziqe. Merrni këshilla nga një mjeke ose mjek profesionist. Nëse ju nevojitet një mjeke ose një mjek i pavarur dhe pa pagesë, njoftoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Këtu do të merrni ndihmën e nevojshme.
 

Ne ju urojmë shumë forcë dhe guxim:


Spitali Einsiedeln / Tel. 055 418 51 11

Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën / Tel. 0800 811 100 (pa pagesë)

Zyra e Kujdestarisë (KESB) Ausserschwyz Tel. 041 819 14 60