Spitalit në Bern

Lindenhofspital, Bremgartenstrasse 117, 3001 Bern. Dritarja për bebe në Bern është një projekt i përbashkët i spitalit në Bern dhe i Ndihmës Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (SHMK).

Mbërritja në dritaren e foshnjës: Si mund të veprojë?

Nëna arrin tek dritarja e bebeve e pazbuluar me foshnjën dhe e hap atë.
Ajo e vendos foshnjën në shtratin e përgatitur të ngrohtë dhe merr "letrën për nënën".Për foshnjën ajo ka sjellë një letër (vullnetarisht).
Ajo ndahet nga foshnja, pastaj mbyll dritaren e foshnjës. Një vështrim i fundit:
Çdo gjë në rregull? Gjithçka po shkon mirë!
Nëna lë dritaren e foshnjës. Shumë shpejt vjen një mami.
Foshnja është e sigurt dhe merret nga një mami. Ajo e çon atë në repartin e maternitetit.
Foshnja merr menjëherë përkujdesje. Brenda disa ditësh do të ketë prindër kujdestarë.
Nëna biologjike mund ta kërkojë atë përsëri për të paktën një vit.

Anonimiteti është i garantuar. Nuk ka asnjë regjistrim me video. Edhe fotot e foshnjës nuk bëhen publike. Letra e nënës për foshnjën e saj ruhet e mbyllur me kyç.

Për çfarë duhet të mendoj?

Kur ju e vendosni foshnjën në dritaren për bebe, ajo bie në duar të sigurta. Kur fëmija rritet, ai ka dëshirë të mësojë diçka rreth nënës dhe babait të tij. Prandaj, shkruajini atij një letër krejtësisht personale. Përshkruajini rrethanat përse e keni lënë në dritaren për bebe. Gjatë përshkrimit tregoni gjithashtu shenja dashurie për të. Lëreni letrën pranë fëmijës në dritaren për bebe. Mos harroni: Sot ju mund të merrni ndihmën dhe këshillimin e nevojshëm në një bisedë private te Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind) në numrin e telefonit pa pagesë 0800 811 100, me qëllim që të shpëtohet jeta e një fëmije. Njoftoni dhe do të merrni ndihmën e duhur, në mënyrë të fshehtë dhe anonime. Duhet të tregoni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa ndihmën mjekësore mbart shumë rreziqe. Merrni këshilla nga një mjeke ose mjek profesionist. Nëse ju nevojitet një mjeke ose një mjek i pavarur dhe pa pagesë, njoftoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty do të merrni ndihmën e nevojshme.

Ku mund ta gjej sërish foshnjën time?

Në ditët e para pas marrjes, foshnja qëndron në Lindenspital Bern dhe aty kujdesi që tregohet për të është i jashtëzakonshëm. Që nga ky moment, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Bern merr përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Ai ia beson kujdesin prindërve kujdestarë të dashur dhe me përvojë, dhe fillon kërkimin për prindër të përshtatshëm për birësim. Menjëherë sapo gjenden prindërit birësues, foshnja kalon në familjen birësuese.

Ju mund ta kërkoni sërish fëmijën tuaj deri në një vit pas braktisjes së tij. Por edhe pas kësaj kohe, Zyra e Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde e di gjithmonë se ku ndodhet fëmija deri në kohën që ai mbush moshën madhore.

Ju mund t'i drejtoheni Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Bern, Tel. 031 635 20 00.

Statistika mbi foshnjat e braktisura

Në dritaren për bebe në Bern janë braktisur foshnjat e mëposhtme:

1. Vajzë 11.04.2014 Ora 12:01 3.375 g 54 cm
2. Vajzë 04.02.2015 Ora 08.40 2.820 g 47 cm
3. Vajzë 11.08.2016 Ora 11.00 3.225 g 52 cm
4. Vajzë 29.03.2021 Ora 16.30 2.838 g 50 cm
5. Djalë 03.08.2021 Ora 21.39 5.410 g 56 cm