Spitalit në Bern

Lindenhofspital, Bremgartenstrasse 117, 3001 Bern. Dritarja për bebe në Bern është një projekt i përbashkët i spitalit në Bern dhe i Ndihmës Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (SHMK).

Si të veproj?

Vjen nëna me foshnjën e saj në spitalin e Lindenit (skenë e vendosur). Dritarja për foshnjet gjendet në ndërtesën në të majtë dhe është e paraqitur mirë në panelet e informacionit.
Ajo hap dritaren dhe e vendos foshnjën në shtratin e parapërgatitur. Kjo nënë dëshiron t'i vejë foshnjës një emër: «Anna»! Ajo e sjell me vete një letër me fjalë të dashura për foshnjën.
Tek dritarja për foshnjet nënën është duke e pritur një letër gjithashtu. Ajo e merr atë. Ajo i thotë lamtumirën fëmijës së vetë dhe e mbyll dritaren. Ajo hedh edhe një vështrim të fundit, a është çdo gjë në rregull? Me shpresë se çdo gjë do të jetë mirë! Nëna largohet nga zona e spitalit.
Pas tre minutash, bie alarm në repartin e maternitetit. Një infermiere vjen, dhe e merr foshnjën Anna.
Ajo e sjell Annën për kontrollim në dhomën foshnjore. Këtu foshnjës do t'i ofrohet kujdesi i duhur. Pas disa ditësh do të ketë edhe prindërit strehues (kujdestarët). Nëna ende mundet që brenda një viti ta marr fëmijën përsëri.
 

Anonimiteti është i garantuar. Nuk ka asnjë regjistrim me video. Edhe fotot e foshnjës nuk bëhen publike. Letra e nënës për foshnjën e saj ruhet e mbyllur me kyç.

Për çfarë duhet të mendoj?

Kur ju e vendosni foshnjën në dritaren për bebe, ajo bie në duar të sigurta. Kur fëmija rritet, ai ka dëshirë të mësojë diçka rreth nënës dhe babait të tij. Prandaj, shkruajini atij një letër krejtësisht personale. Përshkruajini rrethanat përse e keni lënë në dritaren për bebe. Gjatë përshkrimit tregoni gjithashtu shenja dashurie për të. Lëreni letrën pranë fëmijës në dritaren për bebe. Mos harroni: Sot ju mund të merrni ndihmën dhe këshillimin e nevojshëm në një bisedë private te Ndihma Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën (Schweizerische Hilfe für Mutter und Kind) në numrin e telefonit pa pagesë 0800 811 100, me qëllim që të shpëtohet jeta e një fëmije. Njoftoni dhe do të merrni ndihmën e duhur, në mënyrë të fshehtë dhe anonime. Duhet të tregoni kujdes edhe për shëndetin tuaj. Një lindje pa ndihmën mjekësore mbart shumë rreziqe. Merrni këshilla nga një mjeke ose mjek profesionist. Nëse ju nevojitet një mjeke ose një mjek i pavarur dhe pa pagesë, njoftoni Ndihmën Zvicerane për Nënën dhe Fëmijën. Aty do të merrni ndihmën e nevojshme.

Ku mund ta gjej sërish foshnjën time?

Në ditët e para pas marrjes, foshnja qëndron në Lindenspital Bern dhe aty kujdesi që tregohet për të është i jashtëzakonshëm. Që nga ky moment, Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Bern merr përsipër përgjegjësinë për fëmijën. Ai ia beson kujdesin prindërve kujdestarë të dashur dhe me përvojë, dhe fillon kërkimin për prindër të përshtatshëm për birësim. Menjëherë sapo gjenden prindërit birësues, foshnja kalon në familjen birësuese.

Ju mund ta kërkoni sërish fëmijën tuaj deri në një vit pas braktisjes së tij. Por edhe pas kësaj kohe, Zyra e Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde e di gjithmonë se ku ndodhet fëmija deri në kohën që ai mbush moshën madhore.

Ju mund t'i drejtoheni Kindes- und Erwachsenenschutzbehörde (KESB) Bern, Tel. 031 635 20 00.

Statistika mbi foshnjat e braktisura

Në dritaren për bebe në Bern janë braktisur foshnjat e mëposhtme:

1.Vajzë11.04.2014Ora 12:01 3.375 g54 cm
2.Vajzë04.02.2015Ora 08.402.820 g47 cm
3.Vajzë11.08.2016Ora 11.003.225 g52 cm